Balet me pjesëmarrjen e dy vallëzuesve nga Opera Kombëtare e Bordosë "Europa tani, Europa pa kufinj"
E mërkurë 14 korrik 2010, ora 21
Amfiteatri antik i Ohrit
Qendra Franceze për Bashkëpunim "Jean Monnet" nga Shkupi …
… ju pret për t’ju përgjigjur dëshirave tuaja për njohuri, argëtim, informim, diskutim, kulturë si dhe edukim francez e frankofon. Jeni të mirëpritur.Ju ftojmë ta vizitoni mediatekën tonë : ajo është e hapur për ju dhe ekipi jonë është në dispozicionin tuaj për t’ju dëgjuar dhe orientuar. Për ta shfrytëzuar më mirë ofertën tonë dhe për të pasur qasje në shkrimet dhe manifestimet që bëhen në gjuhën frenge, ju jepet mundësia t’i përforconi njohuritë tuaja të gjuhës frenge falë kurseve dhe praktikës.Qendra mundëson mësimdhënie të frengjishtes, që orientohet veçanërisht kah dy lloje të publikut : kah funksionarët e administratës shtetërore me perspektivë në integrimin europian dhe kah të rinjtë, si qytetarë të ardhshëm europianë.
Shoqërimi në integrimin europian është prioritetii bashkëpunimit francez.
Sfida planetare e kohës sonë është ajo që e sjellin debatet e ideve.Qendra “Jean Monnet” kontribuon në këtë drejtim edhe atë duke favorizuar këmbimet mes ekspertëve të të dy vendeve. Në kontekstin e demokracisë, përmes përkthimit, Qendra mundëson kyçjen e të gjithëve në këto debate.
Si institucion i parë i huaj i këtij lloji, Qendra është kyçur plotësisht në skenën kulturore të Shkupit dhe realizon aktivitete që u destinohen posaçërisht atyre që mësojnë frengjishten. Ajo është një bashkëbiseduese e njohur për çështjet e mësimdhënies së frengjishtes në sistemin edukativ të vendit. Zyra CampusFrance është pikënisja për studime në Francë ; ajo ofron informata lidhur me drejtimet e ndryshme, bën selektimin e kandidatëve që do të fitojnë bursa dhe ndihmon në proçeset për vazhdimin e studimeve në Francë.