I dendur dhe i larmishëm, aksioni artistik i Qendrës Kulturore Franceze paraqet një këmbim të pasur me publikun e Shkupit. Në kuadër të aktiviteteve të saj, artistë të shumtë francezë dhe frankofonë të disiplinave të ndryshme kanë prezentuar krijimtaritë e tyre para publikut të ri dhe gjurmues. Ata, shpeshherë janë kthyer të kënaqur nga dëgjimi dhe kualiteti i pritjes së publikut.
Duke u dhënë përparësi formave të reja estetike, Qendra Kulturore Franceze fikson një politikë dhe mision gjatë prezentimit të aspekteve novatore të krijimtarisë franceze, një komuniteti artistik që dëshiron takime. Dhe kështu, kontributi për evoluimin lokal të formave estetike, bëhet me anë të këmbimit dhe veprimeve të trajnimit.
Frankofonia, sjellëse e diversitetit gjuhësor, kulturor dhe shprehjeve artistike, është bartëse e aktualitetit në vendin nikoqir. E orientuar para se të gjithash kah promovimi i gjuhës frenge, me projekte edukative, Frankofonia e nderon programin kulturor të muajit mars : ajo aty manifeston vënien në skenë të gjuhës frenge, siç janë koncertet dhe spektaklet teatrore.
Pa ndërprerje dhe me një ritëm të qëndrueshëm, Qendra Kulturore Franceze prezenton prej më tepër se tridhjetë vite krijimtarinë bashkëkohore franceze në të gjitha format e saj:
- teatri: teatri, ky vektor i gjuhës frenge dhe formave të pasura të shprehjes, gjithnjë e ka nderuar programin kulturor. Figurat e famshme siç janë regjisori Antoine Vitez (1984), komedianët Pierre Arditi (1990) dhe Rexhep Mitrovica (1997), për t’i dalluar vetëm më të mëdhenjtë, kanë ardhur për ta takuar publikun shkupian, duke u ngjitur në dërrasat e teatrove lokalë. Qendra Kulturore Franceze ka ftuar trupa të ndryshme teatrore dhe ka mundësuar prezentime të shumta falë mbështetjes së institucioneve partnere, si Teatrit Kombëtar të Maqedonisë, Teatrit Drama (Shkup), Teatrit të Nacionaliteteve (Shkup) dhe Teatrit Kombëtar të Manastirit.
-artet e rrugës dhe cirku i ri: publiku shkupian ka zbuluar këto disiplina të reja dhe joekzistuese në vend, falë Qendrës Kulturore Franceze. Trupat e tilla si ajo e Plasticienëve fluturues në vitin 1995 dhe të Kompanisë Malabar, në vitin 2000 dhe 2006 kanë kënaqur publikun e shumtë dhe kanë grishur gazetarët. Akrobati Jerome Thomas ka dhënë shfaqje në vitin 2001 dhe me mjeshtrinë e tij ka mahnitur dhe pushtuar publikun e shumtë. Ky aspekt prezentues ka qenë shpesh herë i kompletuar me veprime trajnimi.
Artet e rrugës sot nderohen në kuadër të një takimi të madh i cili është bërë tradicional falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Komunës së Shkupit, Qendrës Kulturore për të Rinj dhe Qendrës Kulturore Franceze: çdo vit, në fund të shtatorit, krijohet një trupë franceze, në sheshin qëndror të kryeqytetit me rastin e mbylljes së festivalit ndërkombëtar të skenës alternative „Jeune théâtre ouvert “ (MOT) . Ky spektakël poashtu bën hapjen e „Natës së Bardhë“, natë e inspirimit parisien dhe e adaptuar në qytetin e Shkupit.
- vallëzimi : vallëzimi bashkëkohor francez ka pushtuar letrarët eminentë të Shkupit falë përpjekjeve të Qendrës Kulturore Franceze. Koreografitë e shumta të shfaqura nga trupat franceze duke filluar nga Kompania Preljocaj në Karine Saporta e Jean Francois Durore, nga çifti Joëlle Bouvier e Regis Obadia deri te Baleti i Veriut, si dhe nga drejtuesi Alfonso Cata dhe Baleti i ri i Francës, kanë ngjallur kurreshtje dhe dëshirë të madhe në trupat e baletit të Shkupit. Ata kanë hapur rrugën e këmbimeve dhe bashkëprodhimeve të ndryshme : veprime të shumta trajnimi janë bërë për trupën e baletit të Shkupit dhe koreografi James Amar ka ngritur dy spektakle me të, që kanë hapur sezonin kulturor të tetorit 2005 me „La Sylphide“.
Institucionet partnere : Baleti dhe Opera e Maqedonisë
- muzika : muzika,kjo gjuhë univerzale ka qenë vektori më i prezentuar i kulturës franceze. T’i numërojmë manifestimet : bashkëpunimet e shumta me Orkestrën filharmonike dhe me të ftuarit e njohur si pianisti Franck Braley dhe violinistja Marina Chiche, momentet e veçanta të trajnimeve të muzikës klasike nga Trio Wanderer dhe Quatuor Ludwig, koncertet e paharruara të figurave të njohura si Henri Texier në Festivalin e Xhazit në Shkup, përzierjet e zhanreve muzikore nga grupi Daara J në Festivalin Off, këngët franceze të shfaqura shpesh herë në kuadër të kremtimit të Frankofonisë dhe mbrëmjet e muzikës elektronike... ; po t’i numëronim të gjitha, lista do të ishte shumë e gjatë. Qendra Kulturore Franceze ka ndërrmarrë veprime trajnimi me Fakultetin e Muzikës të Shkupit, duke e çmuar vitin 2006 si viti i klaviçembalit.
Festa e muzikës me origjinë franceze është ndërkombëtare dhe ajo përputhet me hapjen e Festivalit të Verës të Shkupit, për të cilën data është zgjedhur më 21 qershor. Ajo është festuar për të parën herë në vitin 2007 në Shkup, në versionin e saj origjinal, falë përpjekjeve të dyfishta të Drejtorisë së Çështjeve Kulturore të qytetit të Shkupit dhe të Qendrës Kulturore Franceze. Ky takim u mundëson muzikantëve të shumtë, të krijohen në sheshin e këmbësorëve në qendrën e qytetit deri në orë të vona.
- kinema : Kinemaja gjithnjë ka kryer disa nga detyrat kryesore të programimit kulturor, ka marrë pjesë në Festivalin e filmit të Shkupit , ka pranuar ftesa nga realizatorët dhe drejtorët e kamerave të Festivalit të Vëllezërve Manaki të Manastirit, ka bërë bashkëpunime të rregullta me kinemanë „Frosina“, që është anëtare e rrjetit „Europa Kinema“ si dhe ka mbajtur javën e kinemasë franceze dhe javën e kinemasë trashëgimore në Kinematekën e renovuar. Këto janë vetëm disa nga shembujt e aktivitetit të vazhdueshëm të kinemasë franceze.
Përveç kësaj, Franca zhvillon një bashkëpunim kinematografik, që është destinuar të mbështesë prodhimin dhe diversitetin e kinemasë botërore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo Europiane dhe Ministria e Kulturës dhe e Komunikimit kanë vënë në përdorim „Fondin Jug Kinema“ që jep ndihma në etapa të ndryshme të prodhimit të filmit por me kushtin e paraqitjes së skenarit. Filmi „Jam nga Titov Velesi“ i realizatores Teona Miteva ka fituar një ndihmë nga Fondi i Jugut.
oShkolla e lartë e realizimit audiovizuel e Parisit ka krijuar një degë në Shkup dhe u propozon të rinjve maqedonas trajnime trevjeçare në zanatet e kinemasë, televizionit, komunikimit, zërit dhe imazhit të ndryshëm sintetik. Dega ESRA Shkup-Paris-Nju Jork, hap dyert e saj për studentët e parë, të regjistruar në tetor të vitit 2007.
oShoqata franko-maqedonase „Arti përveç Prodhimit“ ka rimarrë studiot e vjetra të Radios kombëtare për të krijuar në Shkup një aspekt të regjistrimit të muzikës së filmit.
oKomuna e Manastirit ka sajuar një projekt qyteti për prodhim
kinematografik, të quajtur „Filmland“, duke u nisur nga mundësitë, infrastruktura dhe pasuritë e peisazheve që ofron qyteti dhe rajoni i tij. Kryetari i Komunës e ka prezentuar projektin në kuadër të mbledhjes vjetore të bashkëpunimit audiovizuel francez në Ballkanin Perëndimor që është mbajtur në Pelister në vitin 2007.
- ekspozita: Qendra Kulturore Franceze ka prezentuar dhe shpërndarë ekspozita të shumta franceze, me tema të ndryshme si art bashkëkohor, fotografi dhe arkitekturë, në vende të caktuara siç janë : Muzeu i Artit Bashkëkohor i Shkupit, Muzeu i Maqedonisë, Muzeu i Qytetit të Shkupit dhe Galeria Kombëtare. Një rrëfim udhëtimi në Lindje gjen vendin e tij në Çifte Hamam, një shfaqje videografike që merr dimensionin e saj në Stacionin e Vogël (Mala Stanica).
Trajnime dhe stazhe u mundësohen të rinjve dhe profesionistëve që dëshirojnë të perfeksionohen:
·Universiteti i Arteve i Beogradit në bashkëpunim me Universitetin e Lyon-it 2 dhe Universitetin e Studimeve Politike të Grenoble-s propozon një master regjional në menaxhment dhe politikë kulturore në Ballkan. .
·Ministria e Kulturës dhe e Komunikimit si dhe Shtëpia e Kulturës së Botës, propozojnë stazhe trejavore të kulturës, të quajtur „Rrymat e botës“, për profesionistët frankofonë të lëmit të kulturës.
Jeta kulturore në lokalet tona është e pasur dhe e dendur. Ne ju propozojmë t’ia gjeni asaj aspektet e shumta, të cilët shtrihen prej kinemasë së klubit e deri te ekspozitat e paraqitura në tabelat e mureve :
- artet grafike :
Vend këmbime e takime kulturash, Qendra Kulturore Franceze paraqet çdo muaj punimet e një piktori lokal që gjatë programit mund të jetë talent i merituar ose talent i ri.
Çdo të mërkure, në orën 20, Qendra Kulturore Franceze shfaq në lokalet e saj një seancë kinemaje që është e hapur për publik dhe hyn në kuadrin e një cikli tematik: Për shembull, „Luc Besson“, „Filmi i ri i aksionit“, „Kinemaja afrikane“ janë titujt e propozuar për amatorët e artit të shtatë.