Languages

 mk fr shq
CFD Jean Monnet

Nous trouver, nous écrire


Nos activités récentes :

Mësimi dygjuhësor në arsimimin fillor

MËSIMI I HERSHËM DYGJUHËSOR
Mësim në frengjisht që prej klasës së 1 të shkollës fillore ?
Mësimi i frengjishtes ndryshe ?
-         Eshtë e mundur!
Mësim i hershëm dygjuhësor, ç’është  kjo?
-        mësim i frengjishtes përmes lojës që prej klasës së 1 të fillores, në 5 shkolla, sipas programit nacional të arsimit
-        mësim i frengjishtes përmes lëndëve : dituri natyre dhe shoqërie, edukatë fizike, edukatë muzikore, art figurativ dhe matematikë
Aktualisht ekzistojnë shtatëmbëdhjetë klasa të shkollave fillore, ose më tepër se 500 nxënës që e ndjekin këtë mësim në frengjisht, që mbahet nga asistentja e frengjishtes me prezencën e mësueses që është përgjegjëse e klasës.
Pse të ndiqet mësimi dygjuhësor prej moshës më të re ?
-         sepse mësojmë më shpejt në moshën 7 vjeçare
-         sepse mësimi bëhet përmes lojës
-         për ta shfrytëzuar gjuhën frenge si mjet për të fituar njohuri tjera
-         për t’u bërë qytetar europian
-         sepse vendi është anëtar i Frankofonisë me të gjitha të drejtat
Ku ?
-         në shkollën « Dimitar Milladinov » në Shkup (bul. Koco Racin, nr.17, tel. 02 3 161 448 ose 3 114 216) (shikoni gjithashtu faqen Çka është një C. D. I. ?
-         në shkollën « Liria » në Tetovë (rr. JNA nr. 6, tel. 044 335 583)
-         në shkollën « Krste Misirkov » në Kumanovë (rr. Narodna Revolucija pn, tel. 031 424 231)
-         në shkollën « Kiril i Metodi » në Manastir (rr. bulevar 1-vi maj, pn, tel. 047 237 222)
-         në shkollën « Goce Dellçev » në Negotinë (tel. 043 361 534 ose 360 405)
Partenerë :
-         Ambasada e Francës
-         Ministria e Arsimit dhe Shkencës
-         Zyra për Zhvillim e Arsim 
Për çdo informatë plotësuese, drejtohuni në :
-         Zyrën për Bashkëpunim gjuhësor dhe Edukativ
    (tel. 02 3129 288 ose posta elektronike : coopedu@cledu.org.mk)
       -       shkollat e lartpërmendura

Demandez le programme