Languages

 mk fr shq
CFD Jean Monnet

Nous trouver, nous écrire


Nos activités récentes :

Mêsimi dygjuhësor në shkollat e mesme

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës ofron mësim dygjuhësor në gjashtë gjimnaze.  Ky lloj mësimi e respekton programin kombëtar dhe propozon që disa mësime të programit, qofshin ata të shkencave shoqërore apo natyrore, të zhvillohen në frengjisht :

     - gjuhë dhe letërsi
     - histori
     - matematikë
     - fizikë
     - kimi
     - biologji
     - informatikë

Zgjedhja e lëndëve në të cilat një pjesë e mësimit zhvillohet në frengjisht dhe numri i tyre varet nga burimet njerëzore të gjimnazit përkatës. Mësimi i lëndëve jogjuhësore në frengjisht mundëson përvetësimin e gjuhës frenge përmes një mënyre tjetër dhe përmes fjalëve specifike të këtyre lëndëve. Përveç kësaj, marrja e njohurive të njejta në dy gjuhë mundëson që nxënësit t'i kuptojnë tërësisht ato sepse ata i ndërtojnë njohuritë përmes dy mënyrave të ndryshme.

Përveç orëve që mbahen në frengjisht nga profesorët e gjimnazit, Ambasada e Francës vë në dispozicionin e gjimnazeve katër mësimdhënës të rinj francezë të specializuar në mësimdhënien e frengjishtes.
Ata :
- sjellin ndihmë plotësuese për aktivitetet gjuhësore (siç janë gjuha e sotme franceze, civilizimi francez) për nxënësit dhe profesorët e frengjishtes.
- zhvillojnë aktivitete kulturore me nxënësit (teatër dhe këngë frankofone si dhe konkurse të ndryshëm lidhur me frankofoninë)

Gjimnazet që marrin pjesë në programin e vitit  2007 janë :

- «Rade Jovçevski Korcagin», 3-TA MUB nr 9, Shkup, Tel/faks: 02 3115 116
- « Orce Nikolov», rr. Ilindenska pn, Shkup, Tel/faks: 02 3065 565/ 3065 555
- «Goce Dellçev», seksioni maqedonas, rr. Pero Çico, Kumanovë, Tel: 031 421079, faks: 031 438360 me mësimin e letërsisë, matematikës, historisë, fizikës në frengjisht; seksioni shqiptar me mësimin e kimisë në frengjisht, Tel: 031 437180
- «Shën Kirili dhe Metodi», rr. Industriska pn, Negotinë, Tel/faks: 043 361 079 dhe 043 365464
- «Kiril Pejçinoviç», rr. Braka Miladinovci 134, Tetovë, Tel/faks: 044 339070 dhe 044 330277
- « Josip Broz Tito», bul. 1vi Maj, nr 51, Manastir, Tel: 047238016, faks: 047224316

Në vitin shkollor 2006/2007, këto seksione dygjuhësore kanë shkolluar 686 nxënës.

Cikli i mësimit dygjuhësor përfundon me provimin e dyfishtë : maturën shtetërore dhe testin përfundimtar të mësimit dygjuhësor. Ky i fundit vlerëson njohuritë e nxënësit në gjuhë dhe në dy lëndë jogjuhësore.

Nëse provimi kalohet me sukses, Ambasada e Francës jep vërtetimin e mbarimit të ciklit dygjuhësor; ky vërtetim u mundëson nxënësve të regjistrohen në Universitete Franceze duke i liruar ata nga testi i njohurive të frengjishtes, i cili është i domosdoshëm për studentët e huaj (shikoni skedën « studimet në Francë ose në Europë »)

Gjendja e bashkëpunimit

Profesorët e seksioneve dygjuhësore përfitojnë rregullisht nga kurset gjuhësore dhe trajnimet pedagogjike që bëhen në vend dhe në Francë, harxhimet e të cilëve i merr përsipër plotësisht Ambasada e Francës :

- kurse gjuhësore
          ofrohen nga Franca për profesorët e lëndëve jogjuhësore gjatë tërë vitit shkollor
          bursa për kurse në Francë për profesorët e gjuhës frenge

- trajnime pedagogjike për të gjithë profesorët, në formë të
          seminareve tremujorë kombëtar 
          trajnimeve që organizohen nga operatorë të ndryshëm, siç janë :

a)  Instituti Universitar i Mësuesisë (IUFM) nga Lille
b)  Akademia e Nancy-Metz
c) Qendra Rajonale Frankofone për Europën Qëndrore dhe Lindore  (CREFECO) nga Sofja

- universiteti veror ku marrin pjesë profesorët vendorë dhe profesorët e seksioneve dygjuhësore të rajonit  (Moldavisë, Rumanisë, Bulgarisë, Shqipërisë).

Zhvillimet
Që nga fillimi i vitit shkollor 2006/2007, të gjithë gjimnazet kanë partnerin e tyre francez :

- Gjimnazi «Claude Gellée» nga Epinali /gjimnazi «Josip Broz Tito» nga Manastiri

- Gjimnazi «Lapicque» nga Epinali / gjimnazi «Goce Dellçev» nga Kumanova

- Gjimnazi «Pierre-Mendès France» nga Epinali / gjimnazi «Shën Kirili dhe Metodi» nga Negotina

- Gjimnazi «Baudelaire» nga Roubaix / gjimnazi «Orçe Nikollov» nga Shkupi

- Gjimnazi «Fénelon» nga Lille / gjimnazi «Korçagin» nga Shkupi

- Gjimnazi «Eugène Thomas» nga Le Quesnoy / gjimnazi «Kiril Pejçinoviç» nga Tetova

Punime të shumta ndërdiciplinorë : nxënësit që punojnë në projekte të tilla, vetëdisohen për mjetet që duhet përdorur për realizimin e tyre të suksesshëm.
Ja pra, disa shembuj :

-    Projekti « S'ka jetë pa ujë » : gjimnazet « Orçe Nikollov »  dhe  « Baudelaire »

-    Projekti « Observatori parahistorik i Kokinos » : gjimnazet « Goce Dellçev »  dhe « Lapicque »

 

-  Projekti « Industrializimi, ndotja e ambientit, masat mbrojtëse » : gjimnazet « Shën Kirili dhe Metodi »  dhe  « Pierre-Mendès France »

-     Projekti « Teatri » : gjimnazet « Korçagin »  dhe  « Fénelon »

Këto projekte u mundësojnë nxënësve bërjen e udhëtimeve të ndryshme.  (në pranverën e vitit 2007 janë realizuar tre udhëtime).

 

Falë mësimit dygjuhësorë  nxënësit janë më mirë të përgatitur :

- për të marrur informata lidhur me studimet e larta në Francë (shikoni skedën «studimet në Francë ose në Europë»

- për të pasur informata lidhur me studimet universitare frankofone në rajon (shikoni skedën «studimet në Francë dhe në Europë»

- për të studiuar në vende frankofone

- për ta kuptuar ndërtimin europian


Linqe tjera të dobishme

- bileta e dygjuhësisë

- Shoqata për zhvillimin e mësimit dygjuhësorë (ADEB)

- Frengjishtja në Botë

Kontaktet

Për çdo informatë plotësuese, drejtohuni në :

- Zyrën për Bashkëpunim Gjuhësor dhe Edukativ (tel. 02 3129 288 ose adresa elektronike: coopedu@cledu.org.mk)

- gjimnazet e lartpërmendura

 

 

Demandez le programme