Franca u favorizon qasjen në shkollimin e lartë francez studentëve maqedonas. Universitetet franceze ofrojnë mësimdhënie të kualitetit të lartë dhe janë ndër më të lirat në Europë.
Në kuadër të integrimit europian, mobiliteti i studentëve është prioritar dhe mundësitë për marrje të bursave për studime në Francë janë më të mëdha.
- Pas marrëveshjes mbi mobilitetin e të rinjëve që u nënshkrua nga të dy vendet tona, Qeveria franceze rrit programin e bursave të nivelit master. Ky program favorizon sidomos studimet plotësuese në fushat e shkencës, teknikës dhe inxhinjerisë dhe hap konkursin për kandidim.
- Programe tjera mobiliteti europiane janë të hapura për studentët maqedonas. Tanimë katër studentë (dy nga Manastiri dhe dy nga Shkupi) janë regjistruar në Universitetin e Nice – ës.