Languages

 mk fr shq
CFD Jean Monnet

Nous trouver, nous écrire


Nos activités récentes :

Diploma

 

EVALUIMI I NIVELIT TË GJUHËS FRENGE
 (tradicionalisht « DELF » dhe « DALF »)
 
 

Dëshironi të vlerësoni nivelin tuaj të frengjishtes ?
                Ta vërtetoni atë ?
 
Ø       Mund ta përcaktoni nivelin tuaj në kuadrin europian të referencës për gjuhë, falë testeve të propozuara nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Pedagogjike në Francë.
 
Ø       Qendra Kulturore Franceze posedon të drejtën ligjore për mbajtjen e këtyre testeve të gjuhës frenge.
 
Ø       Testi çon në dhënien e një diplome që përcakton nivelin tuaj të frengjishtes, në kuadrin europian të referencës për gjuhë.
 
 
Vërtetimi i dhënë mban emrin Diplomë për Përvetësimin e Gjuhës Frenge (DELF) ose Diplomë e Thelluar për Përvetësimin e Gjuhës Frenge (DALF), sipas nivelit të gjuhës që u përcaktohet në kuadrin europian të referencës për gjuhë, i cili është i përpunuar nga Këshilli i Europës dhe që definon gjashtë nivele njohurish të një gjuhe të huaj.
 
Diplomat e para të frengjishtes si gjuhë e huaj, u jepen të gjithë personave me nacionalitet të huaj. Të krijuara në vitin 1985 nga Ministria Franceze e Arsimit, këto diploma jepen nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Pedagogjike të Francës. Më tepër se 900 qendra testimi, ekzistojnë sot në 154 vende, me më tepër se 350 000 regjistrime dhe çdo vit jepen 60 000 diploma.
 
Në përshtatje me kuadrin europian, propozohen gjashtë diploma, me çmimet e regjistrimit si vijojnë :
 
 
Diploma
Kandidati
Çmimi
A1 DELF
Përdorues elementar
1000 den.
A2 DELF
B1 DELF
Përdorues i pavarur
1700 den.
B2 DELF
C1 DALF
Përdorues i eksperimentuar
2500 den.
C2 DALF
 
Kandidatët mund të hyjnë drejtpërdrejt në keto teste, respektivisht në testin që mendojnë se i përgjigjet nivelit të tyre. Testi përmban 4 lloje ushtrimesh (épreuves) që vlerësojnë 4 kompetencat (të kuptuarit gojor dhe me shkrim, të shprehurit gojor dhe me shkrim). Për të kaluar testin duhet marrë 50 pikë prej gjithsej 100 pikëve.
 
Informata dhe regjistrime :
 
-         në Qendrën Kulturore Franceze të Shkupit. Orari i hapjes është si vijon : gjatë javës, çdo ditë prej ora 10 deri në 18 , të shtunën prej ora 10 deri në 13 ;
-         në Konzullatën Franceze në Manastir ;
-         në Aleancat Franceze.
 

Kalendari i regjistrimeve dhe sesionet e ardhshme.

Demandez le programme