Languages

 mk fr shq
CFD Jean Monnet

Nous trouver, nous écrire


Nos activités récentes :

Qeverisja

   

Partneriteti për
administrimin e vendit

          Fusha e administrimit publik paraqet përparësinë e parë të bashkëpunimit francez. Me qëllim të antarësimit në Bashkimin Europian, në veçanti, funksionimi i Shtetit të së drejtës, do të kontrollohet me kujdes të veçantë : nga njëra anë, Pushteti ekzekutiv për një administrim në shërbim të bashkësisë ; dhe nga ana tjetër, pushteti gjyqësor në bashkëpunim të ngushtë me organet e kontrollit.

Kështu që Franca paraqet veprimet e saja kryesore në këtë mënyrë :

-         kontribut në reformën e gjyqësorit ;
-         mbështetje në reformën e policisë dhe në akademinë e policisë ;
-         përforcimin e kapaciteteve administrative ;
-         ndihmë në sektorin e transfuzionit të gjakut, çështje me rëndësi  parësore në sistemin shëndetësor ;
-         konteksti bashkëkohor i shoqërisë së informacionit duhet të rregullohet në mënyrë korrekte për të siguruar një hapsirë për debat demokratik ; si rrjedhojë, pason përkrahja për mediat, konkretisht mbështetja në hapjen e kanalit televiziv për transmetimin e veprimtarisë së parlamentit.

          1. dhe 2. Më tepër drejtësi falë aparatit juridik të përforcuar dhe një policie për sigurinë e qytetarëve. 

          Fusha e gjyqësise zë vend qëndror në proçesin e zhvillimit drejt normave demokratike dhe europiane. Mbrojtëse e Shtetit të së drejtës dhe garantuese e barazisë para ligjit, drejtësia është institucioni kryesor për luftën kundër fenomeneve të këqinj të shoqërisë siç janë krimi i organizuar, ekonomia paralele, drejtimi klanor i pushtetit dhe korrupsioni. 

          Një tjetër nevojë është kapaciteti i policisë për të imponuar respektimin e ligjit në një kontekst demokrtatik.  Ndërhyrja franceze e bërë njëkohësisht në sektorin e drejtësisë dhe policisë është një shembull që tregon ndërlidhjen mes këtyre institucioneve, të cilët kanë synim të punojnë së bashku për respektimin e Shtetit të së drejtës.


          3. Një administratë në shërbim të qytetarëve.

          Një administratë e efektshme në shërbim të qytetarëve është një nevojë e vendeve moderne europiane. Në kuadër të ndihmës së saj, qeveria franceze e shoqëron vendin për në integrimin europian duke vënë në dispozicion për dy vite (2010-2012) një këshilltar teknik pranë Zëvendës - kryeministrit për çështje europiane.

          Franca ndan përvojën e saj tanimë të njohur lidhur me tranjnimin administrativ. Në këtë drejtim, lidhjet e krijuara mes administratave, qëndrore ose territoriale, të të dy vendeve, shpeshtojnë këmbimet e përvojave mbi projekte konkrete. Ja, aspketet kryesore të bashkëpunimit administrativ.


          4. Drejtimi i sistemit shëndetësor për sigurinë e shërbimeve mjekësore

          Në fushën e shëndetsisë, Franca ka ndërmarrë një veprim të veçantë në sektorin e shërbimit shëndetsorë : sigurimin e transfuzionit të gjakut. Institucioni francez i gjakut (EFS), institucion me famë botërore, është partner i institucioneve maqedonase dhe ndihmon strukturat e këtij vendi për të punuar sipas normave europiane dhe ndërkombëtare.

          Punimet përmbanin edhe një pjesë legjislative kushtuar përgatitjes së një ligji- kornizë. Specialistët e këtij sektori kanë ndjekur një trajnim për praktikat e mirëfillta që janë të saktësuara në rregulloren e ministrisë së shëndetësisë.


          5. Mediat për informimin e qytetarëve

          Franca ndihmon trajnimin e gazetarëve në Ballkan, veçanërisht në kuadër të MediaPlanit, në Sarajevë. Kjo strukturë parasheh një program studimor të nivelit master që do të fillojë nga viti 2010.

          Në fushën e televizionit publik, bashkëpunimi francez është angazhuar përkrah Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) për hapjen e kanalit televiziv që do të pasqyrojë veprimtarinë e  parlamentit.

Demandez le programme