Qendra Kulturore "Grigor Prliçev" - Ohër
E premte, 2 korrik 2010
Ndarja e çmimeve dhe projektimi i filmit Gishti im i vogël më ka thënë të Paskal Tomas-it në praninë e tij.
Fituese e Festivalit të filmit francez të Ohrit është regjisorja Karolin Botaro
Edicioni i tretë i Festivalit të filmit francez të Ohrit, i mbajtur prej 26 qershor deri më 2 korrik 2010, ka mundësuar prezantimin e dhjetra filmave të vitit 2009 të përzgjedhur nga Iv Aljo, krye redaktor i Avant-scène cinéma.
Juria e përbërë nga pesë personalitete të kinemasë nga Ballkani ishte e kryesuar nga Branisllav Leçiç, komedian i famshëm dhe ish Ministër i Kulturës në Serbi. Ai ka dhënë çmimin e filmit më të mirë filmit "Lojtarja" të regjisores Karolin Botaro.
Ishte një fitore e dyfishtë për Karolin Botaron, e pranishme në festival, spese çmimi i publikut i është dhënë gjithashtu filmit të saj.
Aktorja Karin Viard ka fituar çmimin e rolit më të mirë femëror në filmin "Të ftuarit e babait itm" të regjisores An lë Ni. Tieri Fremo, i cili tanimë është prezantuar në Maqedoni, ka fituar çmimin e rolit më të mirë mashkullor për filmin "Një çështje shteti" të Erik Valet.
Regjisori Paskal Toma ka fituar medaljen e artë për veprën e jetës së tij duke iu bashkangjitur në këtë mënyrë të ftuarve të nderit të cilët kishin fituar dy edicionet e para : Klod Lelush në 2008 dhe Sharl Aznavur në 2009.
Të gjithë të ftuarit të ardhur nga Franca dhe rajoni u shprehën të kënaqur nga qëndrimi i tyre në qytetin e Ohrit, vend me trashëgimi kulturore e historike nën mbikqyrjen e UNESKO-s dhe falë këtij festivali, vend ku shkëlqeu krijimtaria e kuturës franceze gjatë manifestimit i cili u ndjek nga mijëra spektatorë.
* * *
Programi i hapjes zyrtare : 
E shtunë 26 qershor 2010, në Qendrën Kulturore në Ohër
19h30 - Hapja e ekspozitës së Zoran Letrës « Kaen, dashuri në shikim të parë » nga Z. Alain Tourret,
nën-kryetar i Rajonit të Normandisë së poshtme.
20h30 - Hapja zyrtare e Festivalit nga Znj. Elizabeta Kançeska-Milevska, Ministre e kulturës dhe Sh.T.Z. Jean-Claude Schlumberger, Ambasador i Francës
21h00 - Projektimi i filmit "Klubi Palladium" i realizatorit Christopher Thompson (2009), në praninë e aktorit kryesor të filmit, Arthur Dupont dhe Miki Manojloviç, aktor franko-sërb.
Programi i festivalit të filmit francez të Ohrit -
Kalendari i filmave :
Dita 1- 26 qershor
Film i hapjes : Klubi Palladium i Christopher Thompson në prani të Athur Dupont
Dita 2- 27 qershor
16h00 : Ombrellat e Sherburgut
17h30/ 19h : Së bashku do të përjetojmë një histori të madhe të dashurisë në praninë e realizatorit Pascal Thomas
20h00/ 23h00 : Një çështje Shteti nga Eric Valette në praninë e Thierry Fremont dhe Cristine Boisson
Dita 3/ 28 juin
17h30/ 19h00 : Të ftuarit e babait tim nga Anne Le Ny në praninë e aktores Véronika Novac dhe Anne Le Ny
21h00/ 23h00 : Lojëtarja, në praninë e realizatores Caroline Bottaro
Dita 4/ 29 qershor
17h30/19h00 : Rrëmbimi nga Lucas Belvaux, në praninë e producentit
21h00/23h00 : Fustani i mbrëmjes në praninë e realizatores Myriam Aziza dhe të aktores Lio
Dita 5/ 30 qershor
17h30/ 19h00 : Liri nga Tony Gatlif, në praninë e Ilir Selimoskit
21h00/ 23h00 : Jam i lumtur që nëna ime është gjallë, në praninë e realizatorit Nathan Miller