Languages

 mk fr shq
CFD Jean Monnet

Контакт

Нашиот тим

Минати настани :

Konkursi i bursave 2010/2011

   

   AMBASSADE DE FRANCE

Konkursi i bursave 2010 për studime në Francë

studime njëvjeçare, në master ose doktoraturë me dy mentorë

Një pjesë e bursave u rezervohet studimeve në Master 2 (M2) në fushat e Shkencave, Teknologjive dhe Inxhinjerisë, me disa kushte të veçanta*.

Kushtet
-         Kandidatët duhet të jenë studentë të Universitetit të Shkupit, Manastirit, Shtipit dhe Tetovës dhe që dëshirojnë t'i vazhdojnë studimet e tyre në Francë, preferohet në nivelin Master 2. 
-         kandidatët duhet të kenë kontaktuar një ose më shumë Universitete franceze dhe duhet të posedojnë një vërtetim të regjistrimit paraprak.
-         procedura për dhënien e bursës fillon pas marrjes së vëretimit zyrtar të regjistrimit përfundimtarë në Universitet si dhe pas marrjes së vizës (e domosdoshme për qëndrim të gjatë).

* Për Shkenca, Teknologji dhe Inxhinjeri,
-         Pritet që kandidatët, që posedojnë Master më së voni në fund të qershorit 2010, të plotësojnë dosjen e kandidimit në linjë në veb faqen www.nplusi.com.
-         Përveç kësaj, dosja e kandidimit mund të pranohet edhe nëse studenti nuk ka vënë kontakt paraprak me ndonjë Universitet francez apo shkollë të lartë dhe nëse së paku një shkollë e rrjetit "n+i" i dërgon ofertë për pranim.  

Dokumentet që duhet të dorëzohen :
-         Formulari - kërkesë për bursë ;
-         Vërtetim i regjistrimit paraprak në Master ose në Doktoraturë me mentorim të dyfishtë (kopja e marrëveshjes duhet domosdoshmërisht të bashkangjitet) ;
-         Transkripta e notave për katër vite dhe kopja e diplomës, me përkthim të vërtetuar në frengjisht ose në anglisht ;
-         Dy letra rekomandimi nga dy profesorë ;
-         Letër motivimi në të cilën kandidati sqaron arsyet për drejtimin e zgjedhur dhe tregon mënyrën se si do të investojë konkretisht nga përfitimi i studimeve të tij kur ai të kthehet në Maqedoni ;
-         Një projekt profesional ;
-         Vëretim i njohjes së nivelit të gjuhës frenge ;
-         Një fotografi.

Dosjet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Pas fazës së parë të përzgjedhjes, kandidatët e zgjedhur do të ftohen në intervistë.

Afati i fundit për dorëzimin e dosjes : 15 prill 2010

Të gjithë dokumentet duhet të shkruhen në tre ekzemplarë, dy në frengjisht (* ose në anglisht për shkencat, teknologjitë dhe inxhinjerinë) dhe një në maqedonisht dhe të dërgohen në afatin e paraparë në Zyrën CampusFrance në adresën e shkruar më poshtë. Asnjë dokument nuk do të pranohet pas kësaj date (përveç regjistrimit përfundimtarë).

Për informata plotësuese, mund të drejtoheni në
Qendrën Franceze për Bashkëpunim "Zhan Mone ", Zyra CampusFrance,
Gradski xid, bllok 5, BP 388,
1000 Shkup,
tel: 02/3129 288,
e-mail : mailto:coopedu@mt.net.mk / suzanapesik@cledu.org.mk,
çdo ditë nga ora 10:00 deri në 14 :00
Personi që duhet kontaktuar : Z-nja Suzana PESIK

Настани - МК