në Institutin Francez në Shkup Në dispozicionin tuaj që tani !
Ofertë e pasur dhe e llojllojshme, nga best-sellers francez deri tek filmat më të shikuar në Francë, albume për më të vegjlit, romane për të rinj, muzikë franceze aktuale, lojra video për t'u argëtuar ...
Ejani të njiheni me këto materiale më të reja franceze dhe t'i huazoni në shtëpi !
Shtyp tek GALERIA, për të pasur qasje në gjithë ofertën.
Zaz ekskluzivisht në Shkup ! E hënë 28 maj 2012, 21h
Salla univerzale Koncertin ekskluziv të këngëtares Zaz, ylli më i madh francez aktualisht, më 28 maj 2012 !
Koncerti i Zaz-it do të mbahet në kuadër të turnesë së saj ndërkombëtare në metropolet më të mëdha botërore.
Zaz do të këndojë për herë të parë para publikut maqedonas.
Biletat tanimë janë në shitje në linjë mktickets ose direkt në "Jugoton" (kati i parë në GTC). Çmimet janë prej 800 në 1500 denarë.
Koncerti organizohet nga "Password Production", në bashkëpunim të ngushtë dhe ekskluziv me Institutin Francez në Shkup.