Languages

 mk fr shq
CFD Jean Monnet

Të na gjeni, të na shkruani

Ekipi ynë

Aktivitet më të reja :

Activites_recentes_SQ

Konferencë dhe debat

"Monumentet dhe ndërtimi identitar"
me Nikolla Moll,
historian nga Sarajeva

E mërkurë 1 shkurt 2012, ora 18
Qendra Informative e Bashkimit Europian


Debat

"Shteti dhe religjioni sot"
me Zhan Bobero-n (Jean Baubérot), historian, sociolog, shkrimtar dhe
intelektual nga më të njohurit momentalisht në Francë 

Festa e Bozholesë së re


E shtunë 19 nëntor 2011, 13 h
Qendra Tregtare "Vero" 

Koncert i muzikës klasike


E premte 11 shkurt 2011, ora 20
Fakulteti i muzikës Shkup

Panairi univerzitar


E enjte 4 nëntor 2010
nga ora 10 deri në orën 18 
Shtëpia e Armatës, Shkup

Mediateka

 

1. Vizitoni mediatekën tonë, regjistrohuni aty
Ejani të na vizitoni : ne ju presim dhe jemi në dispozicion tuaj për t’ju pritur dhe orientuar.
Qendra Kulturore Franceze në Shkup disponon një mediatekë të pasur e të larmishme, e cila është e vendosur në dy kate dhe është e hapur për publik. Konsultimi i veprave, librave në mediatekë është i lirë dhe falas.
Dëshironi të huazoni vepra në shtëpi? Regjistrohuni.
              

               Ju mund të regjistroheni në Qendrën Kulturore Franceze për të huazuar dokumente për në shtëpi. Ju propozojmë një çmim që i përshtatet situatës suaj dhe llojit të dokumenteve që dëshironi t’i huazoni. Mund t’i konsultoni çmimet tona.

2. Mediateka jonë në pika të shkurta :
Mediateka është një qendër informative për Francën bashkëkohore, një qendër ku mund të bëhet kërkim dokumentar dhe një vend kulture dhe aktivitetesh të lira.
               Lexoni në frengjisht : biblioteka u propozon anëtarëve të saj vepra të fushave të ndryshme :
-         rreth 10 000 lloje të librave me tematika të ndryshme :
o       letërsi : romane, teatër, poezi, kritikë letrare ;
o       njohuri : shkenca shoqërore, filozofi, religjion, mjeksi, gjeografi, histori, biografi, linguistikë, teknikë, art, muzikë, kinema;
o       libra metodologjikë për mësimin e frengjishtes;
o       relaksim : stipe të vizatuara, humor.
-          pesëdhjetë lloje gazetash e revistash ;
o       të përditshme informative
o       revista shkencore dhe relaksuese
-         cederome edukative
Këndoni në frengjisht : mund të gjeni poashtu qindra albume muzikore : muzikë klasike, xhaz, blu, operë, rok dhe pop.
       Mendoni t’i gëzoni fëmijët tuaj duke dëgjuar dhe duke u kënduar atyre këngë fëmijësh, gjeni grupet tuaj të preferuar dhe zbuloni klasikët e mëdhenj të këngës franceze.
               Filmoni në frengjisht : QKF disponon me një zgjedhje të madhe të filmave fiksion dhe dokumentarë :
-         ju ftojmë të zbuloni koleksionin tonë me 300 filma DVD, duke përfshirë filmat e fundit të kinemasë franceze si dhe ato antologjikë
-         më tepër se 700 filma dokumentarë siç janë ata të kanalit ARTE, dokumente gjuhësore dhe klipe, janë në dispozicionin e publikut.
  
Ju mund të bëni kërkime dhe të konsultoni katalogun e mediatekës së QKF në internet.
 3. Aktivitetet në mediatekë
Mediateka e Qendrës Kulturore transformohet disa herë nga salla e qetë e leximit në një vend debati të flaktë ose në një dhomë të zezë në të cilën gjallëron ekrani i kinemasë. Në të mbahen rregullisht konferenca dhe debate të cilët bëhen po aq më shumë pasionues kur publiku merr pjesë në to ; ajo tenton të tërheqë shikimin tuaj kah muret e saj, të cilët janë të pasuruar me vepra artistike, ajo zgjon kurreshtjen tuaj përmes tabelave që kanë karakter shkencor ; ajo propozon projektime të filmave.
Ejani e merrni pjesë në aktivitetet tona të ardhshme
 
Ejani në mediatekën e Qendrës Kulturore Franceze në Shkup :
Kur ?
Qendra Kulturore Franceze është e hapur për publikun çdo ditë pune, nga ora 10 deri në 18 dhe të shtunën nga ora 10 deri në 13.
Ajo mbyllet dy herë gjatë vitit, edhe atë njëherë gjatë verës dhe njëherë gjatë Vitit të Ri. Ditët kur nuk punohet janë ditë të festave franceze ose festave lokale, ato përcaktohen çdo vit sipas kalendarit vjetor. 
Ku ?
Adresa : Gradski xid, bllok 5
1000 Shkup
Tel. : (00 389) 2 311 85 03
Fax : (00 389) 2 311 83 86
Na shkruani në : ccfskopje@ccfskopje.edu.mk

Konsultimi i katalogut të mediatekës në Internet  http://skopje.agate-sigb.com

  Çmimet e antarsimit janë:
-         tarifa vjetore prej 800 denarëve ju mundëson huazimin e librave, gazetave dhe revistave, filma në format DVD, CD –audio ose cederomë.
-         nxënësit, gjimnazistët, studentët, penzionerët si dhe profesorët e gjuhës frenge përfitojnë një zbritje çmimi prej 50% : dmth ata bëjnë pagesë vjetore prej 400 denarëve.
-         regjistrim falas për të gjithë ata që ndjekin kurse të gjuhës frenge të organizuar nga Qendra Kulturore Franceze.

Настани - SQ

Evénemants médiathèque SQ

Çmimet letrare 2011 dhe materialet e reja



Titujt më aktual në Francë tanimë në dispozicionin tuaj  !

Çmimet e fundit letrarë 2011,
romanet më të lexuar momentalisht në Francë,
CD e fundit të muzikës,
albumet e ilusturuar për të më të vegjlit dhe të rinjtë !

Jeni të mirëpritur !

Çmimet letrarë 2010

 

Çmimi i fundit Gonkur është në dispozicion
 në mediatekën e
Qendrës Kulturore Franceze !

Muzikë, risi

Disqet e fundit 
të këngëtarëve dhe
muzikantëve francez
më të njohur të momentit
tanimë janë në dispozicion të publikut !  


Revista të reja

në mediatekën e QKF ! 

Evenements_SQ

bashkangjituni ne në Facebook!

i Institutit Francez në Shkup 
prej ora 11 


Konkurse për të rinjë
Frankofonia 2012

Lexim në linjë dhe shkarkim i librave

mbi temën

"Gjuhë, letërsi dhe kulturë franceze në kontekst frankofon"

e hënë 12 dhjetor dhe
e martë 13 dhjetor 2011
Fakulteti Filologjik
“Blaže Koneski” - Shkup

Photos de Yann-Arthus Bertrand
Ekspozita 
mbi tema të ndryshme 
në dispozicionin tuaj