Languages

 mk fr shq
CFD Jean Monnet

Të na gjeni, të na shkruani

Ekipi ynë

Aktivitet më të reja :

Edicioni XI i Univerzitetit europian veror i rrjetit OFFRES

"Argumentimi. Drejtësi, politikë, shkencë"  

16 - 24 korrik 2011
Qendra e Kongreseve - Ohër 

Panair univerzitar


E martë 25 tetor 2011, ora 10 
Shtëpia e Armatës

Trajnime pedagogjike

afatshkurtër në Francë

Expostions


E premte 23 prill 2010, ora 16.30
Shkolla "Gjorce Petrov"

Activites_recentes_SQ

Konferencë dhe debat

"Monumentet dhe ndërtimi identitar"
me Nikolla Moll,
historian nga Sarajeva

E mërkurë 1 shkurt 2012, ora 18
Qendra Informative e Bashkimit Europian


Debat

"Shteti dhe religjioni sot"
me Zhan Bobero-n (Jean Baubérot), historian, sociolog, shkrimtar dhe
intelektual nga më të njohurit momentalisht në Francë 

Festa e Bozholesë së re


E shtunë 19 nëntor 2011, 13 h
Qendra Tregtare "Vero" 

Koncert i muzikës klasike


E premte 11 shkurt 2011, ora 20
Fakulteti i muzikës Shkup

Panairi univerzitar


E enjte 4 nëntor 2010
nga ora 10 deri në orën 18 
Shtëpia e Armatës, Shkup

Bashkëpunimi edukativ

Frengjishtja
Mbështetja në mësimdhënien e frengjishtes, me qëllim të zotërimit të saj nga një publik i caktuar është thelbësore në dispozitivin e bashkëpunimit francez. Frengjishtja është mjet formimi dhe vektor i shpërndarjes së debateve.

Mësimi i frengjishtes sjell përparësi të mëdha për vendin :
- ofron mundësi të mira për këmbime ekonomike me Francën (vendosja e grupit bankar ‘Société générale' në Maqedoni);
- shpreh interes të veçantë nga komunat e ndryshme dhe nga një numër i madh i prindërve ;
- kopshti i fëmijëve frankofon pranon rreth gjashtëdhjetë fëmijë maqedonas;
- forcon traditën frankofone të elitës, të trashëguar nga periudhat osmane dhe jugosllave ;
- i ndihmoi Maqedonisë për marrjen e statusit  anëtarë me të drejta të plota pranë Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë në shtator të vitit 2006;
 
   

 

Seksionet dygjuhësore  
Programi kryesor i bashkëpunimit për mësimin e frengjishtes është vënia në jetë jetë e një rrjeti të vazhdueshëm të seksioneve dygjuhësore në sistemin edukativ të Maqedonisë. Mësimi i përforcuar dhe i specializuar në gjuhën frenge  fillon prej moshës më të re dhe zgjat deri në studimet e larta. Ky rrjet përbëhet nga kopshti i fëmijëve frankofonë nga Shkupi, nga seksionet dygjuhësore të shkollave fillore dhe të mesme në pesë qytetet e vendit (Manastir, Kumanovë, Negotinë, Shkup dhe Tetovë), nga departamentet për studime të frengjishtes në Universitete si dhe nga dy masterë frankofonë. Historikisht, gjimnazi i parë i cili ka filluar të zhvillojë mësimdhënie dygjuhësore daton prejt vitit 1997 ; gjashtë të tjerë janë angazhuar në vitin 1999 dhe 2000 (me një ndryshim në vitin 2004). Paralelisht, janë hapur seksione dygjuhësore në shkollat fillore të qyteteve të lartëpërmendur, me qëllim që të mundësohet kontinuitet në mësimdhënien dygjuhësore.   

 Trajnimi i mësimdhënësve 
Paralelisht me seksionet dygjuhësore, mbështetja për mësimdhënien e frengjishtes si gjuhë, ka rifilluar në vitin 2005. Përpjekjet duhet vazhduar sepse numri i nxënësve në këto klasa dygjuhësore nuk është i mjaftueshëm për ta përmbushur numrin e nxënësve në klasat e niveleve të ardhshëm siç janë ai i mesmi dhe i larti.   

 

Rrjeti arsimor i frengjishtes
Përgjegjëse kryesore e bashkëpunimit francez për kulturë dhe gjuhësi, Zyra për bashkëpunim gjuhësor dhe arsimor e Ambasadës së Francës ndodhet në qendër të një rrjeti strukturash që punojnë për promovimin e frengjishtes. Ato janë : 

- kopshti i fëmijëve frankofon në Shkup, i hapur që nga shtatori i vitit 2000 dhe i udhëhequr nga Shoqata e prindërve të fëmijëve frankofon (APEF) prej shtatorit të vitit 2003.

- pesë shkollat fillore në të cilat zhvillohet mësim dygjuhësor në ciklin e ulët (Tetovë: shkolla Liria; Kumanovë: shkolla Krste Misirkov; Manastir: shkolla Kiril i Metodi; Negotinë: shkolla Goce Delcev; Shkup: shkolla Dimitar Miladinov).

- shtatë seksionet dygjuhësore të gjimnazeve në qytetet kryesore të vendit : Negotinë (gjimnazi Shën Kirili dhe Metodi); Tetovë (gjimnazi Kiril Pejcinoviç), Manastir (gjimnazi Josip Broz Tito), Kumanovë (gjimnazi Goce Delcev-seksioni maqedonas dhe shqiptar) dhe Shkup (gjimnazi Orce Nikolov dhe R.J. Korçagin).

- Qendrat për Dokumentim dhe Informim pranë shkollave fillore. Qendra e parë është hapur në shkollën “Dimitar Milladinov” në Shkup më 5 prill 2007 ; tjera qendra janë hapur më vonë në shkollën “Krste Misirkov” në Kumanovë dhe në gjimnazin “Gostivar” nga Gostivari.

- grupi i koordinatorëve pedagogjik rajonal të frengjishtes : një program i nisur në vitin 2003 ka mundësuar trajnimin e 9 profesorëve të shkollave fillore dhe gjimnazeve të cilët janë të ngarkuar pastaj të bëjnë trajnimin e njejtë për profesorët e frengjishtes të rajonit të tyre. 

- grupet frankofone në të gjithë vendin.

Настани - SQ

Më shumë bursa për studime në Francë

  Franca u favorizon qasjen në shkollimin e lartë francez studentëve maqedonas. Universitetet franceze ofrojnë mësimdhënie të kualitetit të lartë dhe janë ndër më të lirat në Europë. 

 

Në kuadër të integrimit europian, mobiliteti i studentëve është prioritar dhe mundësitë për marrje të bursave për studime në Francë janë më të mëdha.