Qendra Kulturore Franceze në Shkup ka për mision të mundësojë qasje në kulturën franceze me të gjitha format dhe aspektet e saj, të cilët janë sa novatore po aq historike e kulturore. Që nga krijimi i saj në vitin 1974, ajo paraqet një vitrinë kulturore të Francës dhe publikon rregullisht programini cili e pasuron jetën kulturore të kryeqytetit. Qendra Kulturore Franceze si vepruese kulturore në vend, është kyçur në mënyrë të përkryer në veprimet lokale dhe mban lidhje të forta partneriteti me institucionet akademike e kulturore si dhe merr pjesë në manifestimet e mëdha të vendit dhe festivalet e ndryshme.
Veprimi artistiki cili e pushton paraskenën, i prezenton publikut shkupjan shumë forma të krijimtarisë bashkëkohore franceze, duke filluar nga teatri klasik deri te artet e rrugës, nga vallëzimi bashkëkohor deri te arti figurativ, nga retrospektiva e kinemasë e deri te koncertet e muzikës aktuale. Bashkëpunimi i shkëlqyer me institucionet lokale, mbështetja e mediave si dhe kurreshtja e publikut, e cila është gjithnjë prezente i jep këtij veprimi shkëlqimin e merituar.
Gjatë politikës së saj, Qendra Kulturore Franceze vë theksin dhe i kushton një vëmendje të veçantë formave të reja estetike, duke u përpjekur të prezentojë dhe të transmetojë përmes trajnimeve të ndryshme, aspektet novatore të jetës artistike franceze.
Frakofonia, kjo hapësirë e madhe e kombeve dhe e popujve të ndyshëm, të cilët i bashkon gjuha franceze dhe diversiteti kulturor, paraqet një element të privilegjuar dhe të rëndësishëm të programit kulturor. Muaji i marsit i kushtohet kremtimit të saj dhe e gjallëron gjuhën frenge përmes koncerteve dhe spektakleve teatrore.
Në një botë ku gëlojnë dhe qarkullojnë lirshëm idetë, veprimi intelektualparaqet një dimension të rëndësishëm të këmbimit. Qendra Kulturore Franceze propozon përmes formave të ndryshme debate në vend, shtron haptazi bindjet dhe vlerat e Francës dhe përpiqet të bindë publikun për imazhin e saj të « vendit të mendimit».
Konferencat dhe debatet televizive me intelektualë francezë që shtjellojnë tema aktuale, këmbimet me homologët e tyre maqedonas, promovimi i librit francez si dhe publikimi i veprave të përkthyra në gjuhët lokale janë pikërisht flurimet e një aktiviteti të pasur dhe të shumfishtë.
Mbrojtja dhe valorizimi i trashëgimisë historike e kulturore ngërthen një rëndësi të madhe dhe hap një fushë të gjërë bashkëpunimi mes dy vendeve. Pasiqë Franca posedon një shkathtësi të madhe në këtë lëmi, ajo e sjell ekspertizën e saj, në një vend i cili po i zbulon pasuritë e tij, po kërkon të valorizojë trashëgiminë e tij kulturore si dhe dëshiron të sensibilizojë qytetarët e tij për potencialin e tij kulturor dhe ekonomik.
Duke u munduar t’i përgjigjemi kërkesave të bëra, operatorët francezë dhe homologët e tyre maqedonas kanë realizuar veprime konkrete siç është vendosja e një sistemi sinjalitik në qytetet e Shkupit dhe Manastirit.