Qarkullimi i ideve paraqet një fakt të rëndësishëm në evoluimin global të njerëzimit. Konteksti teknik modern i njohjes së hapësirës toksore, i ndarjes dhe i tërheqjes së dukshme mes distancave fizike shkakton një çështje shtjellimi global, e cila i obligon popujt të krijojnë raporte bashkëpunimi, për të udhëhequr planetin dhe e nxit nevojën për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
Franca mbështet kërkimet e zgjidhjeve përmes debateve, me bindjen se diversiteti i qëndrimeve duhet të prezentohet me pjesëmarrjen e popujve në debate. Ballafaqimi i ideve do të ndërtohet me vlerat e ndara ashtu sikur mbrojtja e vendeve të mbledhura rreth Frankofonisë. E fortë me anëtarët e saj të cilët shtohen ditë e më shumë, kjo hapësirë solidariteti bën të dëgjohet zëri i saj në koncertet e kombeve.
Qendra Kulturore Franceze përpiqet të ngjall debate në vend duke sjellur elemente të të menduarit : mendime dhe qëndrime të argumentuara nga kërkues, shkrimtarë dhe gazetarë në vepra ose në reivsta të ndryshme si dhe këmbime të ndryshme me rastin e ardhjes së punonjësve universitarë ose mendimtarëve francezë. Kështu, veprimi intelektual merr një përmasë të rëndësishme : konferenca, debate me tema të rëndësishme zhvillohen mes ekspertëve francezë dhe maqedonas, jepen ndihma në publikimin e eseve ose formave estetike bashkëkohore, e këto janë vetëm disa nga aspektet e një mori aktivitetesh.
„Fondi i Alembert“ shpesh u ka dhënë mbështetjen e tij këtyre aktiviteteve intelektuale.
Përmbajtja
1. Konferenca dhe debate
2. Libri dhe të shkruarit
3. Jeta intelektuale në Qendër
1.Konferenca dhe debate: Qendra Kulturore Franceze zhvillon debate me tema thelbësore siç janë : ekologjia, bioetika, mediat, integrimi europian etj si dhe tema politike mbi decentralizimin, politikat kulturore, sponsorizimin, mecenatin etj.
Këto aktivitete zhvillohen në formë konference, seminari ose debati të incizuar nga Televizioni Kombëtar; debatet zhvillohen shpesh me ballafaqimet e mendimeve rreth sfidave të jetës së sotme, mes ekspertëve francezë dhe homologëve të tyre lokalë.
Temat e shtjelluara dhe intervenuesit: [lidhje kah arkivat, rubrika debatet]
2. Libri dhe të shkruarit : Qendra Kulturore Franceze u jep një vend të rëndësishëm veprimeve që janë në favor të librit dhe të të shkruarit, edhe atë në kuadër të organizimeve të shumta siç janë : „Salloni i Librit“ në prill, „Mbrëmjet poetike të Strugës“ në gusht, „Të lexosh në festë“ në tetor ose përmes aktiviteteve të rregullta që promovojnë librin francez, që zmadhojnë fondin e tij në bibliotekë si dhe aktiviteteve që mbështesin publikimin e veprave që janë duke u përkthyer.
Shkrimtarë e poetë të shumtë francezë siç janë Eric Faye dhe Catherine Vieille janë takuar me publikun vendas dhe universitar. Punojnës universitarë dhe njerëz letrarë francezë dhe maqedonas kanë zhvilluar konferenca letrare në Qendrën Kulturore Franceze.
Biblioteka e Qendrës Kulturore Franceze është e pajisur rregullisht me vepra të ndyshme me qëllim që t’i ofrojë publikut thelbësoren e më të resë. Çdo muaj, prezentohen veprat e një autori. Ju gjithashtu të rejat më kryesore mund t’i merrni në programin tonë. [lidhje kah programi, rubrika mediateka]
Falë programit ndihmues, vepra të shumta franceze janë publikuar në gjuhën maqedonedhe shqipe në publikimin „Vardar“. [lidhje kah arkivat, rubrika libri]
3. JETA KULTURORE NË QENDËR
- konferencat:
Me një frymë të vazhdueshme për hapjen e mendimeve, Qendra Kulturore Franceze zhvillon çdo të mërkurë në mbrëmje konferenca me tema që prekin lëmi të ndryshme : letërsi, filozofi, trashëgimi historike e kulturore, shëndetësi, shkencë, aktualitet. Këto janë vetëm një pjesë e temave që trajtohen nga konferencistë francezë dhe maqedonas.
- zbulimet:
Vitrina e Qendrës Kulturore Franceze i propozon publikut dhe vizitorëve të saj, ekspozita që ilustrojnë aspekte të njohjes siç janë : arkitektura, biodiversiteti, qindvjeçari i lindjes së një shkrimtari të madh etj.
Aktualitet [lidhje kah faqja aktualitetet e programit, rubrika jeta kulturore në Qendër