Languages

 mk fr shq
CFD Jean Monnet

Të na gjeni, të na shkruani

Ekipi ynë

Aktivitet më të reja :

Konkurs i këngës franceze 2011


Faza e parë e përzgjedhjes
e shtunë 19 mars 2011, ora 11
Mbrëmja finale –
E premte 25 mars 2011, ora 20
Qendra Kulturore e të Rinjëve  

Debat

"Shteti dhe religjioni sot"
me Zhan Bobero-n (Jean Baubérot), historian, sociolog, shkrimtar dhe
intelektual nga më të njohurit momentalisht në Francë 

Java e kinemasë franceze

Hapja zyrtare
Premiera
"Koko para Shanel-it"
Affiche Coco avant Chanel
E premte 29 tetor 2010, ora 20  

Qendra Kulturore e të Rinjëve
Kinema "Frosina"

Festa e Bozholesë së re


E shtunë 19 nëntor 2011, 13 h
Qendra Tregtare "Vero" 

Koncert ekskluziv

Manu Çao në Shkup

E shtunë 4 dhjetor 2010,
ora 18
Metropolis arena

Activites_recentes_SQ

Bienalja e arkitektëve

"FOCUS FRANCE"
7 - 9 maj 2012




E hënë 7 maj 2012, 19h30

Muzeu i qytetit të Shkupit

Mbrëmja finale

e Konkursit të këngës franceze
në kuadër të

Frankofonisë 2012


E premte 6 prill 2012, ora 20
Qendra Kulturore e të Rinjëve

Ekspozitë fotografish

"Parisi"
nga Nina Bozhidarova


E martë 3 prill 2012, ora 20
Instituti Francez në Shkup

Java e kinemasë frankofone

27 mars - 2 prill 2012
Kinoteka e Maqedonisë

Më thuaj dhjetë fjalë që të përshkruajnë

Rezultatet e konkursit të shkrimit 2012


Trashëgimia kulturore dhe historike

Ruajtja dhe valorizimi i trashëgimisë kulturore dhe historike është një preokupim i vazhdueshëm i Francës. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore parqet një aspekt të shkëlqyeshëm për të cilin Franca angazhohet në planin ndërkombëtar dhe shfaq një shkathtësi të madhe për ta transmetuar atë.

   Qendra Kulturore Franceze vepron prej më tepër vitesh në lëmin e mbrojtjes dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore dhe historike, duke zhvilluar një fushatë të gjërë bashkëpunimi mes operatorëve francezë dhe institucioneve maqedonase.
           
Përmbajtja :
  1. Arqitekturë dhe urbanizëm
  2. Trashëgimia kulturore dhe historike e Ballkanit në Francë
  3. Gërmime arkeologjike
  4. Trajnim
  5. Rini 
 
1. ARQITEKTURË DHE URBANIZËM
 
 Falë angazhimit të partnerëve të ndryshëm, në lëmin e ruajtjes dhe valorizimin e ndërtimtarisë, janë bërë vepra të shumta konkrete që nga viti 1999 që shënojnë përparim të rëndësishëm.
 
Përpjekjet e Shoqatës Franceze të Qyteteve dhe Vendeve të Artit e të Historisë, dhe Shoqatës “Via Patrimoine”, janë nisur dhe kanë gjetur mbështetjen e institucioneve të shumta si ato franceze ashtu edhe ato maqedonase : Ministria Franceze e Kulturës dhe e Komunikimit, bashkësitë territoriale në Francë, Ministria Maqedonase e Kulturës, komunat e qytetit të Shkupit dhe Manastirit, Fakulteti i Arqitekturës në Shkup dhe shumë të tjerë.
 
Një marrëveshje bashkëpunimi në sferën e trashëgimisë kulturore e historike, është nënshkruar në vitin 2002 dhe është përtërirë në vitin 2004, mes Ministrisë Franceze dhe Maqedonase të Kulturës, në kuadër të veprimtarisë së ndërmarrë, qëllimet e së cilës ishin :
 
 
  • sensibilizimi i opinionit publik dhe i banorëve për trashëgiminë e tyre kulturore e historike si dhe për pasuritë natyrore të vendit;
  • valorizimi i saj për një pamje më të mirë dhe për gjetjen e potencialeve të saj ekonomike;
  • mundësimi i një restaurimi me metoda më të përshtatshme.
  
Shoqata Kombëtare e Qyteteve dhe Vendeve të Artit dhe Kulturës, ka zhvilluar aktivitete të ndryshme në fushën e valorizimit të pasurisë kulturore e historike, siç janë :
 
·         një ekspozitë e dalluar, e mbajtur në vitin 2001 në qytetin e Shkupit, e titulluar „Udhëtim në historinë e një kryeqyteti ballkanik“
·         instalimi në dy etapa (2002 dhe 2004) i një sistemi sinjalitik në Shkup (lidhje kah tekstet e sinjalitikës)
·         pjesëmarrja se në ç’mënyrë të restaurohet qyteti i vjetër i Shkupit
·         instalimi në vitin 2006 i një sistemi sinjalitik në Manastir, qytetit të konzujve dhe qendrës historike të traditës frankofone dhe frankofile.
 
Shoqata ka ndërrmarrë disa aksione në fushën e trajnimit të zanateve, që hyjnë në sferën e pasurisë kulturore e historike, siç janë:
  • qëndrimet në Francë për profesionistët me qëllim të aftësimit të tyre profesional
  • organizimi i seminareve rajonalë me qëllim të ringjalljes së zanateve të vjetra dhe të artizanateve që janë në zhdukje e sipër në qendrat historike të qyteteve të mëdha të Ballkanit, si për shembull në qytetin e vjetër të Shkupit.
  Shoqata poashtu ka organizuar Takime Europiane, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, më 8 nëntor 2006 në Asamblenë Kombëtare të Parisit, mes bashkësive franceze dhe ballkanike, me temë : « Qendrat historike europiane : drejt një mendimi dhe një njohjeje të përbashkët ».
  
 
2. TRASHËGIMIA KULTURORE DHE HISTORIKE E BALLKANIT NË FRANCË
 
 
Trashëgimia kulturore dhe historike e Ballkanit, është e pranishme në Francë falë bashkëpunimeve ekzistuese dhe lidhjeve të shumta historike. Kjo prani, paraqitet në forma të ndryshme:
 
  • ekspozitë e përkohshme e ikonave.
Koleksionimi i ikonave të Muzeut Kombëtar të Shkupit është prezentuar në Muzeun e Cluny gjatë disa muajve në vitin 1999. Inaugurimi është bërë bashkarisht nga Presidenti Shirak dhe Gligorov. Kjo ekspozitë e cila ka pasur sukses të madh, ka kontribuar shumë për njohjen e pasurive mesjetare të vendit për publikun francez.
  • koleksion i fotografive „autokrome“
Angazhimi i Albert Kahn, bankier mecen dhe filantrop, që ka financuar në fillim të shekullit XX misione të fotografëve të ndryshëm në Ballkan, ka mundësuar organizimin e një koleksioni të pasur të fotografive me ngjyra, të cilat janë të realizuara sipas njërës prej teknikave të para të quajtura „autokrome“. Ky koleksion ruhet në Muzeun e departamentit që sot mban emrin e tij.
      [lidhje kah katalogu i ekspozitës së autokromeve]
 
 
 3. GËRMIME ARKEOLOGJIKE
 
 
Njohja që ndahet rreth periudhave të vjetra, është shumë tërheqëse. Kërkimi arkeologjik gjithnjë ka qenë pjesë integruese e diplomacisë franceze. Gërmime të shumta të përbashkëta, janë bërë nga kërkues francezë dhe maqedonasë.
  
·         Tumba Maxhari (vend në afërsi të qytetit të Shkupit)
Ministria Franceze e Punëve të Jashtme, në kuadër të kërkimeve arkeologjike jashtë vendit dhe me ndihmën e kërkuesve të CNRS, ka disa vjet që mbështet kërkimet në vendin neolitik të Tumba Maxharit. Objektet e zbuluara në këtë vend, janë vendosur në Muzeun e Maqedonisë dhe atyre do t’u bëhen analiza të detajuara.
 
·         Pellagonia (kantie i gërmimeve që ndodhet në regjionin e Prilepit)
Gërmimet arkeologjike në Pellagoni, të bëra bashkarisht nga Z.Pierre Juhel, kërkues i ri francez dhe shoqëruesit e tij maqedonas, kanë çuar në zbulimin e disa copave të mburojës maqedonase të cilat janë prezentuar së pari në Bashkësinë Shkencore Ndërkombëtare në Kongresin e 3-të mbi « Luftën në epokën helenistike » në Tours, në mars të vitit 2007. 
 

4. TRAJNIM

 
·         Dëshironi të trajnoheni në zanatet e trashëgimisë kulturore dhe historike ?
 
·         Jeni një profesionist në ndërtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore e historike dhe dëshironi të perfeksionoheni?
 
Institucione të shumta propozojnë trajnime dhe stazhe në lëmin e trashëgimisë kulturore e historike :
 
  • Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore e Historike  (trajnime për konservatorë dhe restaurues të ardhshëm)  

5. RINI

  
  • Dëshironi të merrni pjesë vullnetarisht në një kantier të trashëgimisë kulturore e historike në Francë ?
 
Gjatë periudhës së verës, të rinjtë munden të marrin pjesë në kantierë vullnetarë në Francë. Në përgjithësi, ata janë të organizuar nga organizata me qëllime jofituese siç janë :
 

Nastani SQ

Evenements_SQ

Shtypni "j'aime" dhe

bashkangjituni ne në Facebook!

Volonter(e) ndërkombëtar(e) i Frankofonisë

Shpallja e konkursit
Data përfundimtare për kandidim :
22 maj 2012


Shkollë Verore në Poitiers

Datat :
1-11 korrik 2012


Lajmërim për punësim

Instituti Francez në Shkup punëson profesorë 

Libra në linjë

Lexim në linjë dhe shkarkim i librave