Pejsazhi audiovizual në Maqedoni ju ofron mundësinë të ndiqni disa media franceze dhe frankofone. Këto media ju japin një qasje të larmishme dhe të ndryshme të informatave. Për jo frankofonët, disa nga këto media emitohen edhe në gjuhë tjera, e sidomos në anglisht.
Nëse dëshironi të dëgjoni, të praktikoni dhe të përsosni frengjishten tuaj dhe në atë mënyrë t’i rrisni njohuritë tuaja, ju mund të gjeni në kablo – operatorët të gjithë këto media që ju japin mundësinë të jeni në kontakt me gjuhën frenge :
● kanalin frankofon TV5 Monde : e transmetojnë të gjithë kablo-operatorët në Maqedoni, në mesin e të cilëve edhe Kabëltel dhe Telekabel. Mund ta gjeni listën e programeve në veb faqen e TV 5. Për më të rinjët këshillojmë emisionet TiVi 5 MondePlus, janë programe që ju destinohen atyre. Ju ftojmë poashtu t’i zbuloni të njejtit edhe përmes internetit sepse është lehtë dhe zbavitëse !
● Mund ta ndiqni kanalin informativ France 24, që mundësohet nga kablo - operatori Telekabel. Programet e dhëna janë në frengjisht dhe në anglisht.
● France 24 që në fillim ishte veb televizion. Në internet, mund ta gjeni France 24, (në direkt) ose të qaseni dhe t’i ndjekni programet gjatë 24 orëve të fundit.
● France 24 është kanal interneti ku mund të merrni pjesë edhe ju : mund të reagoni dhe të dërgoni komentet tuaja. Për « intervistat në France 24 » mund të dërgoni pyetjet tuaja në format video. Rubrika e vështruesve merr burimet e informatave nga banorët e gjithë Botës. Edhe ju mund të bëheni vëzhgues në France 24. (më tepër informata mbi vëzhguesit).

● Radio France Internationale shpërdan programe në gjuhën frenge në rajonin e Shkupit, në frekuencat 91,3 MHz. Emisione në maqedonisht dhe në shqip kanë filluar të jepen dhe që mund t’i dëgjoni gjatë orëve të mëngjesit.
● Kabëltel dhe Telekabel propozojnë programet e RFI.

● Vizitoni veb faqen e RFI që ju jep një vështrim të gjerë mbi të gjitha programet, mbi të rejat e fundit dhe ju mundëson të dëgjoni radion përmes internetit.
● Emisione franceze nga kanali ARTE që janë të përkthyera në maqedonisht ose shqip jepen nga Televizioni publik (MTV) dhe ju ofrojnë prodhime të kualitetit të lartë.
● « Le Courrier des Balkans » paraqet portalin e shkëlqyeshëm frankofon që jep informata lidhur me rajonin. Lexoni përkthimet në frengjisht të artikujve vendor në mënyrë që të keni një gamë të gjërë të informatave lidhur me ngjarjet e rajonit.
● Urdhëroni në mediatekën e Qendrës « Jean Monnet » dhe njihuni me zgjedhjet e shumta të gazetave dhe revistave. Ju mund ta ndiqni aktualitetin falë të përditshmes « Le Monde » dhe revistave të përgjithshme informative. Publikime të specializuara, nga ana tjetër, ju mundësojnë të dokumentoheni dhe të argëtoheni.