Duke pasur gjuhë të përbashkët frengjishten, frankofonia bart vlera universale të respektit të dallimeve, të së drejtës së popujve.
Frankofonia vepron për paqen, aspiratën e parë të popujve. Ajo ndërhyn në përkrahje të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës për respektimin e qytetarëve. Ajo mbron larminë e qytetërimeve në botë, duke kërkuar, në kuadër të UNESCO-s, miratimin e një konvente mbi diversitetin kulturor dhe gjuhësor.
Në këtë mënyrë, të bashkuar rreth një gjuhe, frankofonia mbron të gjitha gjuhët. Në fakt, gjuha frenge paraqitet si mjet mbrojtës përballë pranisë së gjithanshme të një gjuhe të vetme dhe në këtë mënyrë mbështet ruajtjen e gjuhëve të ndryshme në botë, të cilat janë më të rrezikuara ngaqë popujt bartës të këtyre gjuhëve janë të pakët. Nga traditat e saja letrare dhe filozofike, frengjishtja bart vlerën e respektit të kulturave përballë një mendimi të vetëm ; ajo ofron një vektor guximtar të mendimit dhe të ideve.
Çdo vit, më 20 mars, frankofonia festohet në tërë botën si festë e një gjuhe të përbashkët por gjithashtu edhe si mbrojte e gjuhëve dhe kulturave që përbëjnë pasurinë e njerëzimit.
Me këtë rast, gjatë tërë muajit mars, manifestime kulturore u propozohen të gjithëve, qofshin frankofonë apo jo. Qendra franceze "Zhan Mone" organizon aktivitete që u kushtohen veçanërisht të rinjëve që mësojnë frengjishten dhe që u mundësojnë atyre të shprehin talentet e tyre.
Frankofonia është një arsye e vërtetë për festë për gjithë popujt e botës dhe në veçanti për vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, të cilët kanë zgjedhur të mblidhen për të vlërsuar vlerat e tyre të përbashkëta dhe sidomos për të mbrojtur vlerat që i dallojnë mga njëri tjetri.
Kjo ide në mënyrë të mrekullueshme përcillet nga fjalët e Leopold Sedar Senghor të cilat janë të gdhendura në një bllok mermeri të vendosur nga qyteti i Shkupit në parkun e frankofonisë :
" Të pasurohemi nga dallimet tona
për tu bashkuar drejt universales"