- Për njerëzit që nxitojnë
- Për ata që dëshirojnë të përparojnë shpejtë në frengjisht
- Për fillestarët dhe ata të cilët tanimë kanë njohuri të gjuhës
Atë që të tjerët e mësojnë për 17 javë, mësone për 17 ditë, 3 orë në ditë.
Mësojeni frengjishten me lehtësi, zbulojeni bukurinë dhe pasurinë e kësaj gjuhe ,
qasuni në kulturën dhe mendimin francez.
Secilit formulën e tij : mund t’i konsultoni ofertat tona.
Sesionet e përgjithshme përbëhen nga 51 orë për këtë kurs, me çmim prej 8600 denarëve, për një të rritur me tarifë të plotë ; ju mund t’i konsultoni oraret dhe çmimet tjera në katalogun e ofertave. Një format më i lehtë është propozuar për më të vegjlit. Ne jemi në dëgjim të nevojave të juaja të veçanta dhe do të përpiqemi t’u përgjigjemi.
Për regjistrimin e parë, ju duhet të prezentoheni personalisht në Qendrën Kulturore gjatë periudhës së regjistrimit. Nëse niveli juaj i frengjishtes është ende i pacaktuar, ju do të duhet të hyni në një test pozicionimi falas që na mundëson t’ju vendosim në një grup adekuat që i përgjigjet nivelit tuaj.
Për t’u regjistruar, ju duhet të plotësoni një formular në të cilin do të jenë të shënuara, kushtet e regjistrimit dhe tarifat.
Ju llogariteni i regjistruar në një grup prej momentit kur do të bëni së paku pagesën e parë, që i përket llojit të kursit që keni zgjedhur.
Pagesa
Regjistrimet bëhen me parapagim.
Çmimi i përgjithshëm i kursit mund të paguhet përmes kësteve mujore.
Pagesa kontore jep të drejtën e një zbritjeje rreth 10% nga tarifa jonë.
Pagesa e kurseve bëhet në denarë, në Qendrën Kulturore, gjatë orarit të punës (nga e hëna deri të premten nga ora 10 deri në 18 dhe të shtunën nga ora 10 deri në 13). Datat e treguara për pagesën duhet të respektohen.
Për regjistrimin e dy anëtarëve të së njejtës familje, mundësohet një zbritje familjare rreth 10%.
Pas fillimit të kursit, QKF nuk mund të kthejë të hollat për asnjë shumë të paguar.
Çmimi i librit të nxënësit dhe fletores së ushtrimeve si dhe i regjistrimit në mediatekën e Qendrës Kulturore Franceze është i përfshirë në tarifën e kursit.
Lokalet
Orët e frengjishtes zhvillohen në tre lokale :
- katër salla në dispozicion në : rrugën Ivo Ribar Lola, nr.34, 1000 Shkup
- një sallë në dispozicion në : rrugën Oton Zhupançiq, nr.15, 1000 Shkup
- një sallë në dispozicion në mediatekë në :Gradski xid, blok 5, 1000 Shkup
Disa faqe Interneti për ta mësuar më mirë frengjishten
Dëshironi ta mësoni frengjishten në shtëpi, para kompjuterit tuaj ?
Kjo është shumë e lehtë. Mjafton të konsultoni disa prej këtyre faqeve të Interentit dhe do të zhyteni në botën e ushtrimeve, lojrave e dialogjeve ... dhe e gjithë kjo ndikon në përmirësimin e frengjishtes suaj.
Orë të drejtpërdrejta për ta mësuar dhe studiuar frengjishten përmes një mënyre gazmore me inspektorin Roger Duflair. Ushtrimet ju mundësojnë të përdorni gramatikën e fjalorin, leksikun në kontekst dhe sidomos t’i merrni të gjitha informatat e nevojshme për të zbuluar fajtorin (fajtorët) e ngjarjes policore.
Bounjour de France është një « cyber magazine » (revistë interneti) edukative dhe falas. Ajo përmban ushtrime, teste, lojra për ta mësuar frengjishten, si dhe përgatitje pedagogjike për profesorët e frengjishtes.
Tv 5 Monde
Faqja e TV5, kanal ndërkomëtar i televizionit frankofon, ju mundëson të shikoni emisione, programe, informata të vazhdueshme,motin, muzikën … por gjithashtu edhe kuize, diktime, lojra të shkronjave dhe koleksione të ushtrimeve interaktive për ta praktikuar frengjishten tuaj.
Kjo faqe ofron mundësinë për të ushtruar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose për të telezbarkuar përmbajtjen e plotë të saj. Ai organizohet rreth temave vijuese: leksik (trupi, orët, kafshët…), rrëfime mbi një qëllim gramatikor të caktuar (dëgjim, lexim dhe shkruarje) dhe lojra të numrave.
Kjo faqe propozon aktivitete të shumta të fontikës, gramatikës, tregimeve, lojrave, kuizeve rreth leksikut, që janë të ndara sipas temave. Qëllimi është të favorizohet pasurimi leksikor i nxënësit.
Mbi temën e këngës frankofone, kjo faqe ofron një gamë shumë të pasur të këngëve të të gjitha llojeve, të organizuara sipas nivelit (fillestar,të mesëm dhe të lartë) dhe sipas qëllimit (gramatikë, leksik, drejtëshkrim, fonetikë, të kuptuarit me shkrim dhe civilizim).
Dokumentet janë autentike dhe të kompletuar. Çdo këngë është e interpretuar pastaj e përcjellur me një tekst zbrazëtirash që duhen plotësuar, gjë që ndihmon për pasurimin leksikor.