Languages

 mk fr shq
CFD Jean Monnet

Të na gjeni, të na shkruani

Ekipi ynë

Aktivitet më të reja :

Activites_recentes_SQ

Bienalja e arkitektëve

"FOCUS FRANCE"
7 - 9 maj 2012




E hënë 7 maj 2012, 19h30

Muzeu i qytetit të Shkupit

Mbrëmja finale

e Konkursit të këngës franceze
në kuadër të

Frankofonisë 2012


E premte 6 prill 2012, ora 20
Qendra Kulturore e të Rinjëve

Ekspozitë fotografish

"Parisi"
nga Nina Bozhidarova


E martë 3 prill 2012, ora 20
Instituti Francez në Shkup

Java e kinemasë frankofone

27 mars - 2 prill 2012
Kinoteka e Maqedonisë

Më thuaj dhjetë fjalë që të përshkruajnë

Rezultatet e konkursit të shkrimit 2012


Bienvenue

 Qendra Kulturore Franceze

në Shkup …
… ju pret për t’ju përgjigjur sygjerimeve tuaja për njohuri, argëtim, informim, diskutim, kulturë e edukim francez dhe frankofon. Jeni të mirëpritur.
Ftoheni ta vizitoni mediatekën tonë : ajo është e hapur dhe ekipi i Qendrës Kulturore është në dispozicionin tuaj për t’ju dëgjuar dhe orientuar. 
Përfitoni nga jeta estetike dhe kulturore për të cilën kontribuon rregullisht Qendra, në bashkëpunim me skenat e Shkupit dhe institucionet akademike të vendit.
Për ta shfrytëzuar më mirë ofertën tonë dhe për të pasur qasje në shkrimet dhe manifestimet që bëhen në gjuhën frenge, ju jepet mundësia të forconi njohuritë tuaja të gjuhës falë kurseve dhe praktikës.
Qendra Kulturore është institucion i shërbimit për bashkëpunim dhe veprim kulturor i hapur për shoqërinë maqedonase. Si institucion i parë i huaj i këtij lloji, Qendra është kyçur në mënyrë të përkryer në skenën kulturore të Shkupit dhe mbetet bashkëbiseduese e mirënjohur për çështjet e mësimdhënies së frengjishtes në sistemin arsimor të vendit.
Ajo ofron mësimdhënie të frengjishtes, që orientohet veçanërisht kah dy lloje të publikut : kah funksionarët e administratës shtetërore me perspektivë në integrimin europian dhe kah të rinjtë, qytetarë të ardhshëm europianë.
Qendra kontribuon me debate ideshë për të mundësuar këmbime mes ekspertëve të të dy vendeve. Këto aktivitete i drejtohen nxënësve të frengjishtes, studentëve frankofonë si dhe përmes metodës së përkthimit edhe mjediseve akademike të vendit.
Zyra CampusFrance është pikënisja për studime në Francë; ajo jep informata mbi drejtimet e ndryshme, bën zgjedhjen e kandidatëve për ndarjen e bursave dhe ndihmon në proçeset për vazhdimin e studimeve në Francë.

Nastani SQ

Evenements_SQ

Shtypni "j'aime" dhe

bashkangjituni ne në Facebook!

Volonter(e) ndërkombëtar(e) i Frankofonisë

Shpallja e konkursit
Data përfundimtare për kandidim :
22 maj 2012


Shkollë Verore në Poitiers

Datat :
1-11 korrik 2012


Lajmërim për punësim

Instituti Francez në Shkup punëson profesorë 

Libra në linjë

Lexim në linjë dhe shkarkim i librave